Pishtari i arsimit, i burgosuri politik,veprimtari dhe i njohur si Doktori Ilaz Selimi, lindi më 21 Janar 1928, në fshatin Novosellë Komuna e Bujanocit, vdiq më datën 05 prill 1998, u varros në vendlindje.
Shkruan: Refik HASANI
Njeriu që kontribuoi, në pajtim të gjegjeve, shërim të banorëve dhe luftoi sëmundjet e kohës turbekulozin dhe malarien, bëri ëndrrën e Malësisë realitet në hapjen e rrugës prej Muhocit deri në Zarbicë, bëri shumë dhe tërë jetën me përkushtimin më të madh është angazhuar për një jetë më të mirë të banorëve të Malësisë së Bujanocit, Komunës së Bujanocit e më gjerë.
Ne, që e kemi e njohur për së afërmi e ndiejmë obligim moral, njerëzor e intelektual që të mundohemi të organizojmë ndonjë akademi përkujtimore në vitin 2018 me rastin e 90 vjetorit të lindjes pikërisht më datën 21 janar 2018 dhe 20 vjetorit të vdekjes.
Po ashtu në shënim e respekt të përjetshme të kontributit do të duhej të ngritët ndonjë pllakë përkujtimore në vendlindje, renovimin e shtëpisë së tij ku ka lindë Doktor Ilaz SELIMI, grumbullimin e të dhënave për botimin e ndonjë monografie, emërtimin e ndonjë rruge e sheshi.
Do të ishte propozimi edhe emërtimi i ndonjë institucioni me emrin e tij në Gjilan, Kamenicë, Bujanoc e gjetiu e që këto Kuvende Komunale të shpallin qytetar nderi dhe duke e shpërblyer me mirënjohjen më të të lartë që ndan niveli komunal.
Viti 2018, do të duhej të shpallet ditët e pishtari të arsimit, humanistit e veprimtarin Ilaz SELIMI nga Malësia e Bujanocit. Lavdi e përjetshme punës dhe veprës së të rënëve të gjitha kohërave dhe ata që kanë kontribuar për lirinë dhe mbajtjen gjallë të Malësisë së Bujanocit.
Autori ka shkruar, e ka ngritur e parashtruar nëpër tubime e duke ripërsëritur me dhjetëra herë nëpër gazeta të shkruara e elektronike dhe ka bërë disa propozime e iniciativa për Ilaz SELIMIN nga Malësia e Bujanocit.