DYLON

Pronarët e tokave i japin mbështetje Impiantit të Ujërave të Zeza

Pronarët e tokave i japin mbështetje Impiantit të Ujërave të Zeza
Avatar photo Redaksia

Organizuar nga Komuna e Gjilanit, respektivisht nga Drejtoria Komunale për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, sot, është mbajtur dëgjim publik me pronarët e tokave nga fshati Uglar, ku është prezantuar projekti për impiantin e ujërave të zeza dhe veprimet që do të marr komuna lidhur me shpronësimin e pronave private për interes të përgjithshëm, bazuar në vendimin e Kuvendit të Komunës.

Drejtori i DKGJP-së, Sali Fazliu, ka potencuar hapat që ka marrë Komuna e Gjilanit dhe ecurinë e planifikimit të deritashëm, për implementimin e projektit të impiantit që nga ekspertët të cilët kanë bërë studimin e fizibilitetit është vlerësuar se duhet të vendoset në bashkimin e lumenjve Morava, Mirusha dhe Stanishorka.

EkoHigjiena

Fazliu gjithashtu, ka theksuar se rëndësia e këtij projekti është e jashtëzakonshme dhe në kuadër të këtij projekti është planifikuar edhe ndërtimi i kolektorëve të cilët trajtojnë edhe lumenjtë tjerë.

Ai ka njoftuar se ky projekt është meritë e kryetarit Lutfi Haziri, i cili ka siguruar edhe mjetet buxhetore përmes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim që është financuese e projektit.

“Sot në këtë dëgjim publik jemi mbledhur për t’ju njoftuar se Komuna e Gjilanit përmes këtij projekti po bëhen hapa të bazuar në ligjin e Parlamentit të Kosovës dhe në këtë funksion ndikohet direkt në përmirësimin e rrjedhës së ujërave në këta lumenj, eliminimin e kundërmimit dhe deri te mbrojtja e ambientit. Vlerësimi i pronave por edhe mënyra e kompenzimit do të bëhen nga organet kompetente dhe në bazë të ligjit”, ka thënë mes tjerash drejtori Fazliu.

Ai ka lutur pronarët faktikë të tokave që ta rregullojnë çështjen e pronave edhe në aspektin juridik.

Nga ana e tij, Muhamet Suliqi, kreshef ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujit “Hidromorava”, ka përshkruar në pika të shkurtëra projektin për impiantin dhe rëndësinë që ka ky investim gjatë të ardhmes në aspektin e përgjithshëm për regjionin e Anamoravës.

Ai ka theksuar se përfituesit e parë nga ky projekt janë banorët e fshatit Uglar sepse kundërmimi i rëndë dhe ndotja do të eliminohen e më pas përfitues janë i gjithë regjioni sepse jeta do të jetë krejtë ndryshe pas funksionalizimit të këtij projekti milionësh.

“Nga ana e tyre banorët e fshatit e kanë mbështetur projektin në përgjithësi dhe janë interesuar për afatet e investimit, kapacitetet që parashihen e deri te mënyra e shpronësimit të tokave dhe mënyra e përfitimit në punësim në këtë projekt madhështor”, thuhet në komunikatën e komunës.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.