• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Art/Kult

Promovohet romani “Jeniçeri i fundit” i Jusuf Buxhovit

Redaksia 2LONLINE 26 Tetor, 2013 4 min
 Promovohet romani “Jeniçeri i fundit” i Jusuf Buxhovit

Gjilan – (2LONLINE) –  Në kuadër të aktiviteteve kulturore që po mbahen në “vjeshtën letrare të Gjilanit”,  të shtunën është promovuar romani “Jeniçeri i fundit”i autorit Jusuf Buxhovi, e për të cilën roman përveç autorit  folën edhe Ramadan Musliu, Nexhat Rexha e botuesi Nazmi Rrahmani.

 Duke folur për “Jeniçerin e fundit”, studiuesi Ramadan Musliu tha se është një vepër me tematikë historike, ku autori Jusuf buxhovi trajton vetëdijen historike dhe atë aktuale.

Sipas Musliut,   “Jeniçeri i fundit” është roman për vetveten, ngase autori ndërton një strukturë polifonike, ku gërshetohen shumë zëra e shumë probleme.  Ai ka thënë se ky është edhe një roman historik, që fillon me kthimin e jeniçerit në vendlindje në një moshë të thyer e në të cilën autori përdor teknika të ndryshme, duke trajtuar personazhin që nga mosha e fëmijërisë deri në moshë të thyer.

Autori merret edhe me problemet teologjike, merret me kthesa historike, ndeshjet në mes të dijeve të vjetra e të reja. Po ashtu Musliu ka thënë se ky roman ka shumësi idesh e temash, me elemente teologjike, merret me problemet e kozmogonisë, po ashtu merret me filozofinë e gjuhës e historinë. Është një roman që del jashtë modeleve tipike dhe nxjerr në pah individin në një shoqëri të krizës.

Me një vlerësim rreth romanit u paraqit edhe Nexhat Rexha, që tha se ky roman flet për rikthimin në identitet. Ai ka folur për veprën e Buxhovit dhe ka thënë autori shpalosi të djeshëm e me këtë roman ai radhitet ndër ata me veprat më të kompletuara të letërsisë sonë.

E , botuesi  Nazmi Rrahmani,  foli për veprimtarinë letrare të Jusuf Buxhovit që nga romani i tij i parë e deri te ky më i fundit, derisa edhe Sabit Rrustemi, krijues, ka çmuar lart veprat e Buxhovit, duke thënë se ky autor do t’i sjell lexuesve edhe shumë vepra të tjera.

Vetë autori Jusuf Buxhovi, ka thënë se ky promovim i kushtohet Beqir Musliut, për të cilin tha fjalë miradije si letrar. Ai tha se historiografia dhe letërsia janë të ndërlidhura, andaj ky libër mbështetet në një fakt historik dhe koncept filozofik.

Buxhovi foli edhe për lidhjet e shqiptarëve me antikitetin, rolin e bektashizmit në këtë , Rilindjen Kombëtare dhe inspirimet e tija nga ana historike, sikurse që ka folur edhe për anën filozofike të kësaj vepre.

Përndryshe, “Jeniçeri i fundit” është libri i 35-të i Jusuf Buxhovit. /2lonline/

Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjilan

Shpresa Kurteshi Emini: Mehmet Murtezi, një aktivist i dalluar politik, veçanërisht në

3 Tetor, 2023
Nacionale

Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në

3 Tetor, 2023
Gjilan

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit,

3 Tetor, 2023
Shneta

Në Viti fillojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 2023
Lajme të ngjashme

Shpresa Kurteshi Emini: Mehmet Murtezi, një aktivist i dalluar politik, veçanërisht në historinë e politikës paqësore

3 Tetor, 2023

Shefi i Misionit të EULEX-it vizitoi IPK-në

3 Tetor, 2023

Mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së veprimtarit e humanistit, Mehmet Murtezi

3 Tetor, 2023

Në Viti fillojnë aktivitetet për ndërgjegjësimin kundër kancerit të gjirit

3 Tetor, 2023

Aktakuzë kundër dy personave‘ për “Vrasja në tentativë’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’

3 Tetor, 2023

Arianit Islami bëhet Doktori i parë i shkencave në fushën e Aviacionit Civil në Kosovë dhe Shqipëri

3 Tetor, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com