DYLON

Promovohet libri “Shpella e Cukelit”

Promovohet libri “Shpella e Cukelit”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të manifestimit tradicional “Lulëkuqet e Prillit”, u bë promovimi i librit “Shpella e Cukelit” të autorit Nijazi Kastrati.

Libri, i cili është një roman për fëmijë, u vlerësua për përmbajtjen dhe rëndësinë e tij edukative nga redaktori i veprës, Xhevdet Kallaba.

EkoHigjiena

Në përmbyllje të aktivitetit, autori Nijazi Kastrati falënderoi familjen dhe bashkëpunëtorët e tij për mbështetjen e vazhdueshme. Një falënderim i veçantë iu drejtua çiftit Betim dhe Dafina Morina nga Mississauga, Kanada, të cilët mundësuan botimin e librit si dhuratë për 70-vjetorin e autorit.

Ky aktivitet është pjesë e përkushtimit të Komunës për promovimin e kulturës, letërsisë dhe mbështetjen e krijuesve vendorë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.