DYLON

Promovohet libri “Misteri mbretëror”

Promovohet libri “Misteri mbretëror”
Avatar photo Redaksia

Sot nën organizimin e Komunës së Kamenicës është promovuar libri “Misteri mbretëror” nga autoret Tara, Melika dhe Duela.

Ky libër i prezantuar nga vajzat si dorëshkrim para ca muajsh te Kryetari i Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj, ka gjetur më pas mbështetjen për lektorimin, dizajnimin dhe botimin e librit.

EkoHigjiena

Sot nën praninë e Kryetarit Rahimaj, Nënkryetarit Jakupi, drejtorit të DKA-së Afrim Dërvishi, nxënësve e profesorëve është mbajtur promovimi i librit.

Kryetari Rahimaj është shprehur se është shumë e rëndësishme që këto iniciativa të përkrahen sepse në fund të ditës na shërbejnë të gjithëve.

Kurse Drejtori Dervishi është shprehur se iniciativat e tilla do të mbështeten gjithmonë dhe duhet të shërbejnë si shembull edhe për nxënësit e tjerë.

Edhe autoret e librit së bashku me Drejtorin Mustafa kanë falënderuar Kryetarin Rahimaj për mbështetjen.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.