Promovohet libri “600 aforizma” i autorit Halim Hasani

Promovohet libri “600 aforizma” i autorit Halim Hasani

Në Gjilanit është promovuar libri “600 aforizma”, i autorit, Halim Hasani, për të cilin libër kanë folur, Hysen Këqiku, redaktor dhe Sevdail Hyseni, recensent.

“Një prej shumë krijuesve të shquar të aforizmave është edhe Halim Hasani, nga fshati Dobrosin, komuna e Bujanocit, i cili në disa libra grumbulloi mbi 2000 aforizma origjinale, të krijuara brenda një periudhe 25 vjeçare, duke derdhur përvojën e tij të urtë, jo vetëm në hapësirën ku jeton dhe vepron”, tha redaktori i librit, Hysen Këqiku.

e sponzorizuar

Ai shtoi se libri më i ri i Halim Hasanit është “600 aforizma” u shkrua pas botimit të librit po ashtu me aforizma ”2400 aforizma”, me të cilin pati sukses të shkëlqyeshëm. Me librin e radhës “600 aforizma” po e rrit numrin me afër 3000 sish të cilat për peshën që kanë këto thënie të një logjike të kulluar, është shumë sukses i madh, i cili do admirim të veçantë.

Sipas tij, Halim Hasani këtë libër e ka rrumbullakuar me 9 cikle, të cilat paraqesin një rrjedhë të këndshme dhe një gradacion të mrekullueshëm edhe në aspektin e shtrirjes emocionale dhe në atë logjike.

“Ky libër, “600 aforizma”, është i mirë. Autori siç shihet në ciklet e zgjedhura, ka marrë fusha të ndryshme duke i vënë në spikamë ato me të cilat njeriu ballafaqohet në jetën e përditshme. Spikatja e dukurive të ndryshme në aforizma për Halim Hasanin sikur është bërë përditshmëri. Jo vetëm kaq por një luftëtar shumë i përpiktë në përdorimin e figurave, të cilat i zgjedh si armë të fuqishme e të magjishme në artin e tij letrar aforistik”, tha ndër tjerash Këqiku.

Recensenti i librit, Sevdail Hyseni tha se kritika e ka mirëpritur këtë libër, duke theksuar se mund të thuhet lirisht se Halim Hasani për dy dekada e gjysmë është marrë me kultivimin e këtij zhanri dhe deri tash ka shkruar 3 mijë aforizma dhe vazhdon të shkruaj edhe më tutje.
Sipas tij, me librin titulluar “ 600 aforizma” veç e ka përmbushur një kapitull që thënë me 3 mijë aforizma.

“Në ndarjen në nëntë cikle të këtyre aforizmave, lexuesi mund të gjej edhe vetveten, shoqërinë, rrethin, tokën tonë dhe lirinë për të cilën njerëzit kanë sakrifikuar për të arritur deri te ajo. Pasi u përmend se është vendosur një humor sa i lehtë edhe i verdhë e i zi, duhet kuptohet se humori i lehtë është te aforizmat që kanë të bëjnë me xhelozinë e dashurinë. Kurse, humor të zi që godet me tehun e satirës dhe sarkazmës tradhtarët e kombit, ata që ia duan të keqen atdheut të tyre”, tha Hyseni.

Ndërkaq duke vlerësuar punë e autorit për librin, tha se, Halim Hasani është mjeshtër i aforizmit, i cili tërë energjinë krijuese e ka derdhur që të na le disa sentenca nga enzorin eksperienca e tij jetësore.

Edhe autori i librit Halim Hasani tha pak fjalë për librin duke theksuar se ky zhanër i shkrimeve nuk është i lehtë dhe nuk mund të shkruhet pa inspirim. Nga ana e tij, falënderoi redaktorin dhe recensentin e librit “600 aforizma” për vullnetin që i kanë dhënë që ta shkruaj këtë libër.

KOMENTE