DYLON

Promovohet krijimtaria letrare e autorit Bajram Ibrahimaj

Promovohet krijimtaria letrare e autorit Bajram Ibrahimaj
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të agjendës zyrtare të Kamenica Summer Fest 2026, sot në ambientet e biblotekës së qytetit “Drita” është mbajtur edhe promovimi i krijimtarisë letrare të autorit Bajram Ibrahimaj.

Ky aktivitet mblodhi dashamirës të librit, krijues, intelektualë dhe qytetarë, të cilët patën mundësinë të njihen më nga afër me veprën dhe kontributin e autorit në letërsinë shqipe. Gjatë promovimit u diskutua për vlerat artistike dhe kulturore të krijimtarisë së tij, si dhe për rëndësinë e promovimit të autorëve vendorë.

EkoHigjiena

Të pranishmit ndanë vlerësime për veprat e autorit, duke theksuar se krijimtaria e tij përfaqëson një dëshmi të përkushtimit ndaj fjalës së shkruar dhe një kontribut të çmuar në zhvillimin e kulturës dhe letërsisë në Kamenicë e më gjerë. Promovimi shërbeu gjithashtu si një mundësi për të nxitur dialogun rreth rëndësisë së leximit, krijimtarisë artistike dhe mbështetjes së autorëve vendorë.

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dervishi ka vlerësuar lartë kontributin e autorit Ibrahimaj për kontributin e tij në jetën kulturore të Kamenicës, duke e siguruar atë se institucionet lokale janë gjithnjë në mbështetje të kontributit pozitiv që do të shërbejë në mënyrë afatgjate në shoqërinë tonë.

Në emër të Klubit Letrar “Nositi”, shkrimtari dhe studiuesi Nexhat Rexha mbajti një fjalë rasti, ku foli për rrugëtimin krijues të autorit Bajram Ibrahimaj, duke vlerësuar veprën e tij si një pasuri të rëndësishme të letërsisë sonë.

“Në këto dhe poezia të tjera, autori ndjen mallin dhe sikur afron ditët e kaluara me të sotmet, e gjithë kjo është shkrirë në një ideal të atdhetarëve, të cilët kanë dhënë nga vetja çdo gjë vetëm për të arritur te lira e munguar”-ka thënë Rexha.

Ky aktivitet ishte një tjetër dëshmi se Kamenica Summer Fest 2026, përveç aktiviteteve argëtuese, i kushton një rëndësi të veçantë promovimit të kulturës, letërsisë dhe krijuesve vendorë, duke krijuar hapësira ku vlerësohet fjala e shkruar dhe forcohet jeta kulturore e komunës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.