DYLON

Promovohet broshura me të gjeturat mbi qasshmërinë për persona me aftësi të kufizuara

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Handikos në Gjilan ka realizuar projektin “Përmirësimi i shëndetit dhe mirqenies sociale për personat me aftësi të kufizuara, promovimi i të drejtave të njeriut dhe mundësit për jetë të pavarur”, ku në kuadër të saj kanë dal grupet avokuese të cilat kanë identifikuar barrierat nëpër institucionet gjegjësisht drejtoritë komunale.

E, siç ka bërë të ditur Fatmir Shurdhani menaxher i Handikosit ne Gjilan, nga kjo punë pastaj, është hartuar një broshurë, promovimi e së cilës e kanë bërë sot, në ambientet e Handikos, e ku kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Handikos-it nga qendra, menaxheri i degës së Prishtinës,Faruk Kukaj dhe zyrtari ligjor Osmon Shatri, derisa nga institucionet lokale, drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale (DSHMS), me bashkëpunëtorët e tij.

EkoHigjiena

Por sipas Shurdhanit, ndonëse të ftuar munguan përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale, të Drejtorisë së Arsimit, Shërbimeve Publike, që është për keqardhje sepse shumë herë nuk po iu përgjigjen ftesës së Handikos-ti.

Përndryshe, kur jemi te broshura e dal sot ajo kishte të bënte me:“Të gjeturat nga vlerësimi i qasshmërisë për personat me aftësi të kufizuar”.

Fatmir Shurdhani menaxher i Handikosit ne Gjilan bëri prezantimin e Broshurës, ndërsa Faruk Kukaj koordinator i projektit tha se Gjilani është shembull për qasshmërinë e mirë por ka ende shumë për t’u bërë.

Drejtori i DSHMS, Nexhat Hajrullahu u shpreh se i kupton brengat e kësaj kategorie. “Ne si institucion kemi sfida të mëdha mirëpo po mundohemi t’i zgjidhim këto probleme por duhet kohë, dhe duhet të na kuptoni sepse duhet të sillemi konformë buxhetit, disiplina e buxhetit i jep ato kufizime”, ka thuhet ët ketë thënë Hajrullahu.

Sami Ahmeti zyrtar i DSHMS-së tha se qasja e mirë është në disa nga objektet e institucioneve, por në disa të tjera jo, por duhet të jemi të kujdesshëm që objektet e reja të kenë një qasje sa ma të mirë për të gjithë.

Avdyl Ibishi anëtar i Handikos-it ka kërkuar të mos t’ju jepen lejet për ndërtim atyre objekteve që nuk e kanë qasjen dhe pa i plotësuar kriteret, pasi, sipas tij, vetëm kështu mundemi me lëvizë të gjithë të barabartë. /2L ONLINE/