Kamenicë – (2LONLINE) – Në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati“, në Kamenicë, të premten është bërë promovimi i dy librave shkencorë të prof. Dr. Azem Hajdari. Në promovimin e këtyre librave morën pjesë shumë dashamir të artit dhe të fjalës së shkruar, të cilët e mbushën plot e përplot sallën e Shtëpisë së Kulturës “ Isa Kastrati”.
Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, I dëshiroj suksese prof. Azem Hajdarit në promovimin e këtyre librave, besoj se në të ardhmen do të kemi edhe libra të tjerë të cilat do t”i shërbejnë edhe gjeneratave të tashme dhe të ardhme.
Ndërkaq, prof. Dr. Hashim Qollaku, thotë së profesori është një punëtorë shkencorë i palodhshëm, këtë e ka dëshmuar me publikimin e librave e punime shkencore, mirëpo me publikimin e këtyre dy librave të fundit vetëm sa e ka begatuar literaturën juridike dhe studentët e fakultetit juridik u ka ofruar lehtësi në përgaditjen e provimeve si dhe të gjithë të tjerëve të interesuar nga fusha e jurispodencës.
Kurse, Mr.Sadri Ramabaja, tha se në historinë e shtetit modern, shteti i së drejtës është ndërthurur ngushtësisht me zhvillimin ekonomik, prosperimin e demokracisë dhe pavarësinë e gjyqësorit.
“Shteti mund të themi se është i së drejtës atëherë kur principi organizativ është kushtetushmëria dhe ligjshmëria, ndërkaq, ligjet në këtë rast janë në përputhshmëri me interesat e qytetarëve dhe të kombit” tha ndër të tjera Ramabaja.
Shemsedin Pira, qëllimi i këtij teksti mund të themi se është sigurimi i ndihmës për gjykatësit, prokurorët, avokatët dhe profesionistës të tjerë juridik që kryejnë detyrat përbrenda sistemit të drejtësisë penale në Kosovë.
Ndue Doda, tha se secili që do ti lexojë e studiojë këto libra do të ballafaqohet drejpërsërdrejti me shkencën juridike dhe do të njihet me të gjitha ligjet e zhvillimit të natyrës e shoqërisë si një fushë e veqantë e veprimtarisë krijuese në zhvillimin e dijes.
Kurse, autori i librit, prof. Dr. Azem Hajdari, falënderoj të gjithë parafolësit.
Ai tha se një ndër arsyet për publikimin e këtyre librave është që studentët e tanishëm, por edhe gjeneratat e ardhsme të kenë literaturë të mjaftueshme në përgaditjen e provimeve të tyre.
Në prezencë të mbi 100 pjesëmarrësve u promovuan dy librat e fundit të prof. Dr. Azem Hajdarit “ Bazat e sistemit gjygjësor” dhe Shkathtësitë e praktikës gjyqësore “./2lonline/