/2L ONLINE/ – Në kuadër të projektit “Promovimi i Kodit të Etikës dhe përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës në Kamenicë” të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Kosovë, si dhe të zbatuar nga OJQ “Network of Peace Movement”/Rrjeti i Lëvizjes Paqësore(NOPM) në bashkëpunim me autoritetet komunale, që nga 14 Nëntorideri me 21 Nëntor, 2016 kanë organizuar aktivitetin mbi promovimin e transparencës komunale përmes “Dyerve të Hapura” për tëgjithë qytetaret e komunës së Kamenicës.
Gjatëkësaj periudhe njënumër ikonsiderueshëm i qytetarëve kanë vizituar organet e qeverisjes komunale duke u njoftuar për se afërmi me punën e organeve të qeverisjes lokale, funksionimin e institucioneve, shërbimet e ndryshme komunale,si dhe strukturën administrative të institucioneve lokale në përgjithësi.
Stafi i OJQ- NOPM së bashku me një grup tërinjsh ka organizuarnjë vizitë nëkuadër të promovimit tëtransparencëspërmes “Dyerve te Hapura” ku janë pritur veç e veç nga kryetari i komunës z.Begzad Sinani, kryesuesi i kuvendit komunal z.Bajram Dërmaku, nënkryetari i komunës z.Fatmir Matoshi, përgjegjësi i personelit të komunës z.Faton Biqkaj, si dhe nga përgjegjësi i zyrës së ofiqaris z.RifatVrapqani.
Kryetari i komunës z.Begzad Sinani, ka thënë se jam i lumtur që sot nëzyrën time kam një grup të rinjësh te cilët më kanë bërë nder me këtë vizitë,dyert e komunës po edhe zyra e kryetarit ka qengjithmonë e hapur për tëgjithë qytetarët, kjo vizitë është specifike pasi që ju sot keni sjellë me veti njëatmosferëpozitive dhe kur shikojfytyrat e juaja tëlumtura me obligojnë edhe më shumë që ju të rriteni dhe tëmësoni në kushte edhe shumë më të mira së që i keni tani. Sidoqoftë, ju mund tëbëni pyetje dhe të njoftohenipër sëafërmi me punën dhe detyrat e kryetarit, andajunë jam igatshëmnë çdo kohë tëpërgjigjem në të gjitha pyetjet e juaja.
Kryesuesi i kuvendit komunal z. Bajram Dërmaku gjatë takimit me të rinj ka shpjeguar për rolin dhe punën e kuvendit komunal, si dhe angazhimet e asamblistëve gjatë mbledhjeve të asamblesë komunale. Në vazhdim kryesuesi Dërmaku i është përgjigjur pyetjeve e të rinjve të cilët kanë qenë të shumta duke ju shpjeguar përstrukturën e përfaqësimit të partive politike,angazhimet dhe detyrat e asamblistëve lidhur me kushtet dhe problemet me të cilat ballafaqohet kuvendi komunal.
Në fund tëtakimit kryesuesi i kuvendit komunal Dërmaku, ka ftuar të rinjtët që të marrin pjesë në seancat e radhëstë kuvendit komunal, në mënyrë që të njoftohen për se afërmi edhe me anëtaret tëtjerë të kuvendit komunal. /2L ONLINE/