DYLON

Prokuroria: Vrasje e rëndë në komunën e Vitisë

Prokuroria: Vrasje e rëndë në komunën e Vitisë
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se sot, rreth orës 11:00, në komunën e Vitisë, ka ndodhur një rast gjuajtje me armë zjarri, nga i cili një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari B.R. dhe ndaj tij është lëshuar vendimi mbi ndalim për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe të njëjtit iu janë sekuestruar një revole dhe një armë gjuetie.

EkoHigjiena

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i të ndjerit A.R., është dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Ndaj të dyshuarit brenda afatit ligjor Prokuroria Themelore në Gjilan, do të kërkojë masën për sigurimin e të pandehurit në procedurë penale. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.