DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan u vizitua nga prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit

Prokuroria Themelore në Gjilan u vizitua nga prokurorë të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë ditës së sotme, u vizitua nga prokurorët e Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, Bahri Hyseni dhe Laura Pula, në bazë të vendimit të U.D. Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, në kuadër të vizitave nëpër prokuroritë themelore.

Gjatë kësaj vizite, të njëjtit u pritën nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu, qëllimi i së cilës ishte verifikimi i zbatimit të dispozitave ligjore lidhur me efikasitetin e trajtimit të kallëzimeve penale nga Prokuroria Themelore në Gjilan.

EkoHigjiena

Gjithashtu, gjatë takimit u theksua rëndësia e efikasitetit të trajtimit të lëndëve, e posaçërisht të rasteve në hetime. /2LONLINE/