DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan trajton një rast ‘’Vrasje në tentativë’’

Prokuroria Themelore në Gjilan trajton një rast ‘’Vrasje në tentativë’’
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka pranuar kallëzim penal nga Stacioni Policor në Gjilan, për një rast ‘’Vrasje në tentativë’’, i cili ka ndodhë në fshatin Uglar, komuna Gjilan.

Prokuroria njofton se të dyshuarit me inicialet E.I dhe V.I, në bashkëkryerje, me veprimet e tyre kanë tentuar ta privojnë nga jeta të dëmtuarin me inicialet E.Z, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje mes vete, të dyshuarit pajisen me armë dhe sëpatë, me ç’ rast i pandehuri E.I gjuan një herë me armë në drejtim të të dëmtuarit, ndërsa i pandehuri tjetër V.I tenton të e godet të njëjtin me sopatë.

Për këtë çështje, nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ndaj të dyshuarve, është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve dhe është ushtruar kërkesa për caktimin e paraburgimit, në gjykatën kompetente në Gjilan, për shkak të veprës penale ‘’Vrasje në tentativë’’, nga neni 178 lidhur me nenin 28 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Ndërsa, për të dyshuarin V.I, edhe për shkak të veprës penale ‘’Mbajtja në pronësi, në posedim, në shfrytëzim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 374 të KPRK-së.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.