DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan për një javë ka intervistuar 47 persona

Prokuroria Themelore në Gjilan për një javë ka intervistuar 47 persona
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 27 janar – 2 shkurt 2025, ka regjistruar gjithsej tridhjetekatër (34) kallëzime penale, ndaj pesëdhjetegjashtë (56) personave.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

EkoHigjiena
  • tridhjetedy (32) aktakuza, ndaj tridhjetetre (33) personave,
  • dyzetetetë (48) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
  • njëzet (20) kërkesa QPS-së dhe ZMNV-së,
  • katër (4) persona të ndaluar,
  • gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj gjashtë (6) personave.

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar dyzeteshtatë (47) persona. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.