DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se 35 persona janë akuzuar brenda javës

Prokuroria Themelore në Gjilan njofton se 35 persona janë akuzuar brenda javës
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 9 – 15 dhjetor 2024, ka regjistruar gjithsej gjashtëdhjetë (60) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetetre (63) personave.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

EkoHigjiena
  • tridhjetenjë (31) aktakuza, ndaj tridhjetepesë (35) personave,
  • tridhjetekatër (34) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
  • gjashtë (6) propozime për shqiptimin e masave ndaj të miturve,
  • gjashtë (6) ankesa,
  • katër (4) persona të ndaluar,
  • tri (3) kërkesa për sigurimin e pranisë së të pandehurve në procedurë penale.

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetetre (33) persona. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.