DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon një të dyshuar për 48 orë – ja për çfarë?!

Prokuroria Themelore në Gjilan ndalon një të dyshuar për 48 orë – ja për çfarë?!
Avatar photo Redaksia

Ndalohet një person për veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit

 Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda në bashkëpunim me DHTN – Gjilan, me datë 10 nëntor 2025, ka zbatuar urdhrin verbal për kontroll të Prokurorit të shtetit, me ç’rast tek i dyshuari me inicialet E.R, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmitë si: çantë e kaltër me tre kavanoza dhe një qese me marihuanë me peshë totale 220.87 gram, dy drita LED për kultivim të bimëve narkotike Canabis stativa, një bimë kanabis stativa e mbjellur në një gotë plastike, një qese me 190 fara të bimës narkotike Canabis stativa me peshë 3.70 gram, dy qese me marihuanë me peshë 3.88 gram, dhe telefon Iphone X me ngjyrë ari.

EkoHigjiena

Nga ky operacion është ndaluar një (1) person, lidhur me dyshimin e kryerjes së veprave penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 267 i Kodit Penal të Kosovës, veprën penale Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit, nga neni 272 i Kodit Penal të Kosovës.

I dyshuari, me vendim të Prokurorit të shtetit është ndaluar për 48 orë dhe ndaj të cilit brenda afatit ligjor do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.