DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për vjedhje e kanosje

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave për vjedhje e kanosje
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast, me urdhër të prokurorit kujdestar, të Premten me datë 13 mars 2026 ka ndaluar një (1) person, i dyshuar për veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267 i Kodit Penal të Kosovës.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me datë 13 mars 2026 ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprat penale, si në vijim:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.  /2LONLINE/