DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri aktakuza, kundër tre personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri aktakuza, kundër tre personave për vepra të ndryshme penale
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar tre (3) persoa në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, me datë 30 dhjetor 2025 ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, për veprën penale Sulmi ndaj personit zyrtar nga neni 402 i Kodit Penal të Kosovës.

EkoHigjiena

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, të martën me datë 30 dhjetor 2025 ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijem:

-Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’

-Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje pylli ”.

-Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Ngacmimi ”. /2LONLINE/