DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar katër (4) persona, prej tyre dy të mitur në kohëzgjatje prej 24 orëve dhe dy persona madhor në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër tre (3) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër (4) persona, prej tyre në njërin rast, dy të mitur për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm“ dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ , si dhe rasti tjetër dy persona madhor në kohëzgjatje prej 48 orëve, si të dyshuar për veprën penale “Dhunimi“.

Aktakuzat:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje‘‘,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor‘‘,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosje dhe Lëndim i lehtë trupor‘’. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.