DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri aktakuza kundër tre personavE

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri aktakuza kundër tre personavE
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja në tentativë’’.

 Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’. /2LONLINE/