Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza ndaj shtatë personave
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza ndaj shtatë (7) personave.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me datë 09 shtator 2026 ka ngritur shtatë (7) aktakuza ndaj shtatë (7) personave, për veprën penale, si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”. /2LONLINE/
