Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur shtatë aktakuza kundër tetë personave
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale:
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Kanosja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale‘ ’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Vjedhja e shërbimeve”. /2LONLINE/
