Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza ndaj shtatë personave
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24-orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar katër (4) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve ka ngritur pesë (5) aktakuza ndaj shtatë (7) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar katër pesë (5) persona, për veprën penale Sulmi nga neni 184, Lendim i lehtë trupor neni 185 dhe veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme” nga neni 372 i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuzat;
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza ndaj shtatë (7) personave, për veprën penale, si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’ dhe veprën penale ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale ‘‘,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhje e sherbimeve ‘‘,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi ‘‘,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje ‘‘,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Tregti e ndaluar‘. /2LONLINE/
