Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se njëri ka kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’, ndërsa tjetri ka kryer veprat penale ‘’Dhunimi’’ dhe ‘’Kanosja’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Dhunimi’’ dhe ‘’Kanosja’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’. /2LONLINE.com/