Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Ndërtimi pa leje” ,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Kanosja”. /2LONLINE/
