DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave
Avatar photo Redaksia

Referuar raportit të Prokurorit të Shteti për 24 orët e fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër gjashtë (6) personave dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar dy (2) persona për 48 orë. Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Rrëmbimi’’ dhe një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë (5) personave me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5)  aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.