DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur ngritur 12 aktakuza kundër 14 personave

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur ngritur 12 aktakuza kundër 14 personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave.

Aktakuzat:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale:

-Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’ Dhuna në familje ”.

-Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

-Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

-Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Vjedhje e shërbimeve ”.

-Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje pylli ”.

-Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprën penale ‘’ Kanosje ”.

-Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm ”.  /2LONLINE/