DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur katër aktakuza kundër tetë personave

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur katër aktakuza kundër tetë personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të  fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar katër persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, në katër raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar. Në njërin rast, një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’ Rrezikimi i trafikut publik ’’, tutje, një (1) person për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor ’’, dhe dy (2) persona për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ .

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4)  aktakuza kundër tetë personave, për vepra të ndryshme penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale  ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale  ‘’ Vjedhje e shërbimeve ”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale  ‘’ Lëndim i lehtë trupor ”,

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprat penale  ‘’ Vjedhje ”, ‘’ Lëndim i lehtë trupor ”, ‘’ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve ”.  /2LONLINE/