DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar shtatë (7) persona, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar shtatë (7) persona për veprat penale “Arratisja e personit të privuar nga liria”,  

“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet “,   “Lëndim i lehtë trupor “ dhe “Mospërfillja e Gjykatës“.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave.

Tre (3) aktakuza kundër tre (3) persona  për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve” 

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi  për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge. /2LONLINE/