DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjashtë aktakuza kundër tetë personave

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjashtë aktakuza kundër tetë personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8)  personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, të martën me datë 26.08.2025 në dy raste, të cilat i ka pasur nën hetim, ka ndaluar dy (2) persona, njëri rast i dyshuar për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor ’’ nga neni 185 i Kodit Penal të Kosovës dhe rasti tjetër i dyshuar për veprën penale ‘’Ngacmimi’’ nga neni 182 i Kodit Penal të Kosovës.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijem:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale  ‘’Vjedhje e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale  ‘’Kanosje”,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale  ‘’Lëndim i lehtë trupor ”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  ‘’Rrezikimi i trafikut publik ”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale  ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,  /2LONLINE/