DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjashtë aktakuza kundër tetë personave

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjashtë aktakuza kundër tetë personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

 Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast, me urdhër të prokurorit kujdestar, enjten me datë 30 prill 2026 ka ndaluar një (1) person, i dyshuar për veprën penale Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge nga neni 267, i Kodit Penal të Kosovës.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me datë 29 prill 2026 ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër tetë (8) personave, për veprën penale, si në vijim:

Tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale  “Lëndimi i lehtë trupor”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Shmangia nga tatimi “;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”. /2LONLINE/