DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’. /2LONLINE/