Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dhjetë aktakuza ndaj pesëmbëdhjetë personave
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza ndaj pesëmbëdhjetë (15) personave.
Aktakuzat:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik‘‘,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Vetëgjyqësia‘‘,
Një (1) aktakuzë kundër pesë (5) personave, për veprat penale ‘’Kanosje ‘’, ‘’Lëndim i lehtë trupor‘’ dhe ‘’Rrezikimi i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme‘‘,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor ‘‘,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm‘‘,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Dhuna në familje‘‘,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhje‘‘,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë‘‘,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ‘‘. /2LONLINE/
