Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur dhjetë aktakuza ndaj dymbëdhjetë personave
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, i dyshuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza ndaj dymbëdhjetë (12) personave, për veprën penale, si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor”, ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm‘’,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Dhuna në familje‘’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Kanosja’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Ndertimi pa leje’’, ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’. /2LONLINE/
