DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 37 aktakuza kundër 45 personave

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 37 aktakuza kundër 45 personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit kujdestar, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy (2) personave të dyshuar, si dhe ka ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza, kundër dyzetepesë (45) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar. Një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’ dhe një (1) person është ndaluar me dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’.

EkoHigjiena

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza, kundër dyzetepesë (45) personave, për këto vepra penale:
Njëzetekatër (24) aktakuza kundër njëzetekatër (24) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Pesë (5) aktakuza kundër nëntë (9) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale ‘’Vjedhja’’ dhe ‘’Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Cenimi i paprekshmërisë së banesave dhe objekteve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mospërfillja e gjykatës’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosja’’.  /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.