Duke iu referuar raportit të prokurorit të shtetit, brenda 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetë (20) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave, për këto vepra penale:
Tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Sulmi’’,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ , ‘’Mospërfillja e gjykatës’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Tregtia e ndaluar’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’. /2LONLINE.com/