Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 18 aktakuza kundër 28 personave

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 18 aktakuza kundër 28 personave

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi dhe ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave, transmeton 2LONLINE.com.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Tentim dhunimi’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Ndotja, degradimi dhe shkatërrimi i mjedisit’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale ‘’Sulmi’’, ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’ dhe ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprat penale ‘’Sulmi’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Pranimi, blerja ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Ndërtimi pa leje’’ dhe ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’. /2LONLINE.com/

KOMENTE