DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 14 aktakuza kundër 14 personave

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 14 aktakuza kundër 14 personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’ Kanosja’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14)  personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Rrezikimi i trafikut publik’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Mospërfillja e gjykatës’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personave për veprat penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj’’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi ndaj personit zyrtar”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vjedhja e pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurim publik”.  /2LONLINE/