Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 12 aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, njëri i dyshuar për veprën penale ‘’Vetëgjyqesia‘’, kurse tjetri për veprën penale ‘’Dhuna në familje‘’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale:
Katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor‘‘,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve‘‘,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Mashtrimi‘‘,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Dhuna në familje‘‘,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhje pylli ‘‘
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Ngacmimi‘‘
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik ‘‘
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ‘‘. /2LONLINE/
