Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur 11 aktakuza ndaj 15 personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza ndaj pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza ndaj pesëmbëdhjete (15) personave, për veprën penale, si në vijim:
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Dhuna në familje dhe “Lëndimi i lehte trupor ‘‘,
Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë ‘‘,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ‘‘,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Lëndimi i lehtë trupor ‘‘,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm ‘‘,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi ‘‘,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik‘‘,
-Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë ‘‘. /2LONLINE/
