DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar shtatë persona në kohëzgjatje prej 48 orëve

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar shtatë persona në kohëzgjatje prej 48 orëve
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar shtatë (7) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, të dielen me datë 16.11.2025 ka ndaluar shtatë (7) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe atë:

–         Katër (4) persona shtetas serb për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 dhe veprën penale ‘’ Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’’ nga neni 140 i Kodit Penal të Kosovës.

–         Një (1) person për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ nga neni 248 i Kodit Penal të Kosovës,

–         Një (1) person për veprën penale ‘Sulmi’’ nga neni 184 i Kodit Penal të Kosovës,

–         Një (1) person për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 248 i Kodit Penal të Kosovës.  /2LONLINE/