DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë vitit 2024 ka ngritur 316 aktakuza ndaj 360 personave për dhunë në familje

Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë vitit 2024 ka ngritur 316 aktakuza ndaj 360 personave për dhunë në familje
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se gjatë vitit 2024 ka pasur në punë gjithsej 2210 kallëzime penale, përfshirë Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm dhe Departamentin për të Mitur, ku ka zgjidhur gjithsej 2157 raste, ashtu që nga numri i përgjithshëm janë kryer 97% e lëndëve.

Gjatë vitit 2024 përmes procedurave alternative, duke përfshirë edhe urdhërat ndëshkimor janë zgjidhur 40.8% e rasteve.

EkoHigjiena

Ndërsa, sa i përket veprave penale të dhunës në familje, gjatë vitit 2024 janë ngritur gjithsej 316 aktakuza kundër 360 personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan mbetet e përkushtuar që të trajtojë me seriozitet të gjitha veprat penale, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.