Prokuroria Themelore në Gjilan gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur tetë aktakuza ndaj nëntë personave
Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza ndaj nëntë (9) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast, me urdhër të prokurorit kujdestar, me datë 25 gusht 2026 ka ndaluar një (1) person, për veprën penale Dhuna në familje nga neni 248 i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me datë 25 gusht 2026 ka ngritur tetë (8) aktakuza ndaj nëntë (9) personave, për veprën penale, si në vijem:
-Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ‘’
-Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’ Dhuna në familje ‘’
-Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Sulmi ’’. /2LONLINE/
