Prokuroria Themelore në Gjilan: Dy aktakuza dhe pesë të ndaluar për 48 orë
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuzë ndaj dy (2) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë (5) persona si në vijim:
Një (1) person i ndaluar për veprën penale “Mundësimi ose detyrimi në prostitucion” nga neni 234 i Kodit Penal të Kosovës;
Katër (4) persona të ndaluar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale, si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. /2LONLINE/
