DYLON

Prokuroria Themelore në Gjilan: Dominojnë aktakuzat për “vjedhje të shërbimeve”

Prokuroria Themelore në Gjilan: Dominojnë aktakuzat për “vjedhje të shërbimeve”
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan: gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar tre (3) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si të dyshuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, si dhe një (1) person i ndaluar për veprën penale ‘’Dhunimi‘’.

Aktakuzat:

Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve‘’,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Kanosje‘‘,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Sulmi‘‘,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë‘‘,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ‘’. /2LONLINE/