Prokuroria Themelore në Gjilan brenda javës ka ndaluar 13 persona të dyshuar

Prokuroria Themelore në Gjilan brenda javës ka ndaluar 13 persona të dyshuar

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së kaluar, ka ndaluar 13 (trembëdhjetë) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për vepra të ndryshme penale.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar 6 (gjashtë) persona, për shkak të dyshimit të veprave penale, ‘’Vrasje e Rëndë’’, ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, ‘’Armëmbajtje pa leje’’ dhe ‘’Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Nga Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar 6 (gjashtë) persona, për shkak të dyshimit të veprave penale, ‘’Lëndim i lehtë trupor’’, ‘’Sulm’’ dhe ‘’Shantazh’’, të KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti për të Mitur, ka ndaluar një të mitur, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, ’’Posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Gjilan, për të gjitha rastet me ndalim, brenda afateve ligjore ka parashtruar kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

KOMENTE