• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Gjykatë/Prokurori

Prokuroria Themelore në Gjilan: Aktakuzë për vrasje të rëndë

Redaksia 2LONLINE 24 Dhjetor, 2021 2 min
 Prokuroria Themelore në Gjilan: Aktakuzë për vrasje të rëndë

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzën kundër të pandehurit B.R., për shkak të veprave penale ‘’Vrasja e rëndë’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.R., më 13 Korrik 2021, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.R. dhe ka tentuar ta privoj nga jeta edhe të dëmtuarin B.B.,  në atë mënyrë që pas një konflikti fizik, në mes tyre në Viti, të njëjtit takohen prapë, ku fillimisht nga vetura del tani i ndjeri A.R., me shkop në dorë, ku në atë moment nga vetura e tij del edhe i pandehuri me armë zjarri, ku pastaj i ndjeri A.R., largohet dhe hyn në veturën e tij, mirëpo i pandehuri afrohet tek vetura, tek xhami i vozitësit ku ishte i ulur i njëjti dhe shtënë në drejtim të tij duke e goditur me katër plumba, e më pas del nga ana e pasagjerit dhe shtënë me armë pesë herë në të dëmtuarin B.B.

I ndjeri A.R., si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë duke u transportuar në Spitalin Regjional të Gjilanit, ndërsa i dëmtuari B.B. ka marrë lëndime të rënda trupore.

Gjithashtu, i pandehuri pa leje ka mbajtur në pronësi armë zjarri, të cilat iu janë sekuestruar nga Policia e Kosovës, i cili sipas kërkesës së prokurorisë që nga data 13 Korrik 2021 gjendet nën masën e paraburgimit. /2LONLINE/

Etiketa:Aktakuzë Gjilan Prokuroria rekomandojmë Viti vrasje të rëndë
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Info+

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues të KEDS-it, u bisedua për

19 Gusht, 2022
Sport

Nuhiu: Jemi përgatitur për ta fituar ndeshjen

19 Gusht, 2022
Nacionale

Ceremoni lamtumirese me rastin e përfundimit të detyrës së  atasheut të Mbrojtjes

19 Gusht, 2022
Nacionale

Të përkrahen bizneset dhe punonjësit për humbjet nga KEDS 

19 Gusht, 2022
Lajme të ngjashme

Kryetari i Vitisë priti në takim përfaqësues të KEDS-it, u bisedua për investimet energjetike 2023-2027

19 Gusht, 2022

Nuhiu: Jemi përgatitur për ta fituar ndeshjen

19 Gusht, 2022

Ceremoni lamtumirese me rastin e përfundimit të detyrës së  atasheut të Mbrojtjes së SHBA-së, kolonel Stephen Rose

19 Gusht, 2022

Të përkrahen bizneset dhe punonjësit për humbjet nga KEDS 

19 Gusht, 2022

Genc Halimi shpall kandidaturën për kryetar të Rinisë së Lëvizjes Vetëvendosje në Gjilan

19 Gusht, 2022

“Don Bosko”, vjen me risi, fillon edhe me klasat e para, dyta e treta

19 Gusht, 2022

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com