Prokuroria Themelore: Ndalohet pasi dyshohet se sulmoi Inspektorin e komunës

Prokuroria Themelore: Ndalohet pasi dyshohet se sulmoi Inspektorin e komunës

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, ka nxjerrë aktvendim mbi ndalim në kohëzgjatje prej 48 orëve, ndaj të dyshuarit N. H, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’’ nga neni 410 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Dyshohet që gjatë ditës së sotme, në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në Gjilan, i dyshuari e ka sulmuar personin zyrtar, të dëmtuarin Ahmet Daku, Inspektor i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, në atë mënyrë që pa paralajmërim hyn në zyrën e tij dhe kërkon arsyet për refuzimin të kërkesës për statusin e veteranit të UÇK-së, për të cilën i dëmtuari i shpjegon se nuk është kompetent dhe në atë moment i dyshuari fillimisht e ofendon dhe kërcënon me fjalë, pastaj e godet me grushte në fytyrë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, për të cilat ka kërkuar ndihmë mjekësore.

Prokuroria ka nxjerrë aktvendimin mbi fillimin e hetimit dhe ka ushtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente në Gjilan, pasi që duke pasur parasysh peshën dhe rrethanat e kryerjes së veprës penale, masat e tjera do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin e suksesshëm të procedurës penale.

KOMENTE