Prokuroria Themelore Gjilan ka ngritur katër aktakuza, kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për veprat penale, si në vijim:
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprat penale “Ndërtimi pa leje” dhe “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”. /2LONLINE/
