DYLON

Prokuroria Speciale forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit

Prokuroria Speciale forcon bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe angazhimeve të vazhdueshme për forcimin e sundimit të ligjit, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale z.Blerim Isufaj, i shoqëruar nga prokurori Shahadin Destani dhe hetues të Policisë së Kosovës nga Drejtoria për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, zhvilloi një takim me përfaqësues të autoriteteve të Spanjës, Francës, Italisë, Gjermanisë, Shqipërisë Britanisë së Madhe dhe EUROPOL-it.

Gjatë takimit, u theksua rëndësia e veçantë e shkëmbimit të përvojave, praktikave më të mira profesionale dhe ekspertizës në hetimin dhe ndjekjen penale të rasteve të krimit të organizuar, korrupsionit, pastrimit të parave dhe veprave të tjera penale me karakter ndërkufitar.

EkoHigjiena

Përfaqësues të insitucioneve të drejtësisë të këtyre shteteve, riafirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar, duke vlerësuar se komunikimi i drejtpërdrejtë, shkëmbimi në kohë i informacionit dhe asistenca e ndërsjellë juridike janë elemente kyçe për një përgjigje efektive ndaj kriminalitetit.

Prokuroria Speciale mbetet e përkushtuar në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe në avancimin e kapaciteteve institucionale, me qëllim rritjen e efikasitetit në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira ndërkombëtare, thuhet në komunikatë.. /2LONLINE/